Report Tv - Reshjet e breshërit dëmtojnë të mbjellat në Panaja të Vlorës

2018-06-15 1

Mbrëmjen e djeshme i gjithë rrethi i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara dhe me erë . Por për banorët e fshatit Panaja të Vlorës, shiu është shoqëruar me breshër, gjë që ka sjellë dëme të konsiderueshme në të mbjella. Fermerët e këtij fshati shprehen, se breshëri ka qënë vetëm në zonën e fshatit tonë, por më problem ka sjellë në vreshtat, duke e dëmtuar rrushin në 70% të tij.
Ata për kamerën tonë shprehen se ka qënë një situatë e pazakontë , dhe një fenomen i tillë në këtë periudhë ka sjellë dëmë të konsiderueshme jo vetëm në vreshta, por edhe në ullinj, frutikulturë edhe pemtari. Fermerët e vreshtave të rrushit kanë evidentuar dëmet e sjellë nga breshëri, dhe shprehen se kjo është e vetmja mënyrë që familjet e fshatit Panaja mbijetojnë, pra me shitjen e rrushit apo dhe nënprodukteve të tij. Kjo për ne është një katastrofë duke na dëmtuar dhe rënuar ekonomitë tona të brishta.