Fundjava do të jetë e freskët dhe me praninë e herëpashershme të reshjeve të shiut. Sinoptikanët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë edhe gjatë javës që vjen.
?Paraditet kryesisht pritet të jenë me kthjellime dhe vranësira, pasditet fuqizim të vranësirave dhe shira në pjesën më të madhe të territorit. Dita e diel do të sjellë përmirësim kryesisht në bregdet dhe në një pjesë të zonës së ulët. Përsa i përket reshjeve, mbeten prezente edhe në javën që vjen, kryesisht në zonat malore."
E enjtja solli rënie të ndjeshme të temperaturave, por kjo nuk duhet të na shqetësojë, sepse ato do të rriten sërish gjatë javës, por termometri nuk do t'i kalojë 32 gradë.
?Të premten presim maksimalisht 28 -29, sërish të shtunën dhe të dielën. Maksimumet në veriperëndim dhe jugperëndim pritet të shënojnë 31 apo 32 Gradë Celsius. Edhe java tjetër nuk do të sjellë luhatje shumë të mëdha të temperaturave, pra 2-3 ditë do të kemi rritje duke shkuar deri në 33-34 dhe 2-3 ditë të tjera një rënie të lehtë.?
Fundi i Qershorit pritet të sjellë sërish ditë të ngroha dhe me diell përvëlues.