Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emigrantët shqiptarë kanë sjellë në tre muajt e parë të këtij viti 147 milionë euro të ardhura pranë familjeve të tyre.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pasur një rritje të ndjeshme të remitancave me 8%, ose e përkthyer në vlerë 12 mln euro më shumë. Këto të ardhura përdoren kryesisht për blerje ushqimesh dhe veshje. Kukësi dhe Dibra janë dy qarqet ku familjet kanë si bazë të ardhurash remitancat.
Të ardhurat e emigrantëve ose siç njihen ndryshe remitancat, kanë pësuar një rritje në tre muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve gjatë kësaj periudhe shënuan 147 milionë euro, me rritje vjetore prej 8%.
Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend janë futur 12 mln euro më shumë.
Në vendet e Europës numërohen 1.15 milionë emigrantë shqiptarë, të përqëndruar kryesisht në Greqi dhe Itali, të cilët ndihmojnë me të ardhura rreth 26 % të familjeve shqiptare.
Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e të ardhurave përdoret nga familjet shqiptare kryesisht për blerje ushqimesh dhe veshje.
Remitancat kanë një peshë kryesore në të ardhurat e familjeve sidomos në disa zona.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/emigrantet-shqiptare-sollen-ne-shqiperi-147-mln-euro-ne-3-muajt-e-pare-te-2018