Negociata me kushte per Shqiperine

2018-06-15 0

Shqipërisë mund t?i propozohet hapje e negociatave me kushte në samitin e Këshillit Europian ne 28 Qershor ne Bruksel. Është  ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Mass, i cili deklaroi në forumin e Atlantik Council se mbështet hapjen e kushtëzuar të negociatave si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë.

?Natyrisht, pranimi në BE është i kushtëzuar dhe vendet aspirante duhet të përmbushin kritere të përcaktuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është në demokracinë liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Një shembull është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Shqipëria ka bërë gjithashtu përparim të dukshëm duke kryer reforma ambicioze në drejtësi. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të bisedimeve të pranimit me këto dy vende.?

Pak ditë më parë sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë, Kristan Lang, tha në Tiranë se Gjermania sheh si problem korrupsionin dhe kërkon përshpejtimin e procesit të Vettingut. Sipas tij çështjet  ?Tahiri ? dhe ?Xhafaj ? nuk janë kushte të Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Me interes pritet dhe qëndrimi që do të mbajë Franca dhe Holanda në mbledhjen e 28 Qershorit që aktualisht renditen ndër vendet skeptike sa i takon çeljes së negociatave. Ndërsa komisionari për zgjerimin e Bashkimit Europian, Johanes Han në një intervistë për të përditshmen austriake ?Der Standard?, kërkoi nga vendet anëtare të çelin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, pasi vendi ynë i ka plotësuar kushtet e kërkuara.