Festa e muzikës, spektakël më 21 qershor në ‘Bunk’Art 1’/ Marsela Çibukaj: Jam e emocionuar

2018-06-15 0

Bunk?Art 1 do të kthehet në një arenë të madhe të muzikës më 21 qershor. Janë katër grupe muzikore dhe zërat e rrallë solistikë: Marsela Çibukaj, All in Band, Jeriçho dhe Vitmar Basha, që do të performojnë live në Ditën Botërore të Muzikës. Këngëtarja Marsela Çibukaj e intervistuar nga Report TV shpreh e para entuziazmin për perfomancën në Bunk?Art 1.

Në këtë koncert kam dëshirë që të shprehem muzikalisht në gjithçka që mua më ka sjellë të jem ajo që jam sot. Do prek pak nga ajo muzikë që ka qenë pjesë e rritjes time artistike dhe që kanë ndikuar shumë. Dhe mw pas do të arrijw te krijimtaria që në 10 vitet e fundit është shprehur drejtpërdrejt nga unë, me këngët që kam prezantuar në disa festivale në Shqipëri. Unë me Bunk?Art nuk kam menduar, por atë që kam ndjerë. Më kanë ardhur dy lloj ndjenjash në lëkurë, e para frika, terrori që ato korridore shprehin me fakte, e dyta është një dëshirë për të rifituar diçka sipër kësaj periudhe të errët

Marsela Çibukaj
Për këngëtaren, shfaqja e një koncerti në muzeun e diktaturës ka një kuptim të veçantë.

Akoma më shumë domethënës është ky koncert për mua kur e mendoj lidhur me historinë me familjen time. Nga ana mamit ka pasur një histori të trishtë dhe të këndoj në një vend që simbolizon një periudhë kaq të gjatë që na prek të gjithëve

Marsela Çibukaj