Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të dytën ditë Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama duke theksuar se në mënyrë flagrante dhe korruptive vendosi një kompanie fantazën me 100 mijë lekë kapital për të operuar me linjën ajrore Air Albania.
Përmes një deklarate nga selia e PD-së Genc Strazimiri tha se Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi. Gjithashtu PD pretendon se 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë ka krijuar kompania fantazëm
Genc Strazimiri: Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.
Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokratike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive sëbashku me një kompani turke për Aeroportin e Vlorës. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan Idrizi.?
PD pretendon se paratë që po investohen në Air Albania janë kanë origjinë të pistë.
Genc Strazimiri: Të kujt janë paratë e Air Albania? Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi? Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës? A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë? Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane
Të enjten Partia Demokratike publikoi edhe një foto, ku Sinan Idrizi, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, ishtë i pranishëm në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-vijon-akuzat-llogari-te-kujt-punon-sinan-idrizi