http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E premtja e Fiter Bajramit, është festa me e madhe per familjen Merja ne Tirane. Ashtu si besimtaret e tjere myslimane dita nisi me faljen e Namazit, meshkujt ne xhami, ndërsa femrat ne shtëpi. Urimet mes tyre jane bere ne dy gjuhe ashtu si kombësitë e prindërve, ne shqip dhe arabisht.
Fatma Shehab është nga Libani, e martuar prej 15 vjetësh ne Tirane. Besimi i saj është kultivuar qe ne fëmijëri, ashtu si fëmijët e saj sot. Ne shtëpinë e familjes Merja, muret jane veshur me korniza, me sure nga Kurani ndërsa librat jane vetëm fetare. Pavarësisht besimit te përbashkët, Fatma tregon se zakonet ne dite festash ndryshojnë mes dy vendeve.
Edhe fëmijët e saj janë te lidhur me besimin qe ne moshe te vogël. Tani ne vere, librat e tyre me te lexuar jane ata fetare, ndërsa thone se agjëruan rregullisht me përjashtim te motrës me te vogël.
Pas 30 ditësh agjërim dhe gatim shqiptar, Fatma ka vendosur qe dreken e Fiter Bajramit ta kete tipike libaneze.
Pas drekes familjare, festa e bajramit edhe per familjen Merja vijon me vizita dhe urimeve mes te afërmve. Por ndryshe nga Libani, ketu nuk shkëmbehen dhurata mes te afërmeve dhe fëmijëve.