http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti I SHBA-ve Donald Trump ka dhënë miratimin e tij për vendosjen e tarifave në 50 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze. Një veprim i tillë, sipas mediave amerikane përshkallëzon edhe më tej tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Ende nuk ka një reagim nga zyrtarët kinezë për masën e re të presidentit amerikan, por Pekini ka thënë më parë se do t?i kundërpërgjigjet të gjitha tarifave amerikane duke u hakmarrë me të njëjtën monedhë nëse dëmton interesat e Kinës.
Edhe Bashkimi Europian miratoi unanimisht planet për të taksuar produktet amerikane me vlere 2.8 miliardë euro. Liderët e BE-së e cilësojnë vendimin e Trump të paligjshëm ndërsa Komisioni Europian ka nisur një beteje ligjore kundër tarifave në organizatën botërore të tregtisë.
Masat e Trump për vendosjen e tarifave shtesë në 25% për hekurin dhe çelikun dhe 10% për aluminin, për Kinën, Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimin Europian kanë shkaktuar zemërimin e aleatëve më të mëdhenj të Shteteve te Bashkuara.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se politikat tregtare të planit të Trump ?Amerika e Para? dëmtojnë sistemin tregtar të botës.