Dashamir Shehi në Report TV: Negociatat duhet të hapen, në shtator aksion, apel për Bashës

2018-06-15 2

Deputeti opozitar, Dashamir Shehi rendit disa arsye të forta pse Bashkimi Europian duhet të marr vendim pozitiv për Shqipërinë, më 28 qershor.

Ballkani ka nevojë të integrohet. Kjo u bë një histori shumë e stërgjatë dhe ata e kanë kuptuar që Ballkani po lodhet. Europën po e zëvendësojnë dy faktorë anti-europian (Turqia dhe Rusia) në Ballkan. Europa e ka kuptuar që është më mirë të përshpejtojmë fazën e integrimit. I treti është se, e kanë kuptuar që nëse nuk futen vetë brenda këtu me policë, me prokurorët e me gjykatësit e vet, situata e kriminalizimit në Ballkan do të vazhdojë të rritet, do të ushqejë trafiqet ndërkombëtare. për të cilin e paguajnë ata çmimin

Dashamir Shehi
Maxhoranca ka akuzuar shpesh opozitën se lobon kundër çeljes së negociatave. Këtë Shehi e hedh poshtë me këtë argument:

Ne opozitarët jemi me të dyja duart për Europën. Për ne ka edhe një arsye të katërt, Europën e kemi aleat në luftën kundër kësaj qeverisje, e cila duke qenë jashtë Europës bën siç ka qejf

Dashamir Shehi
Vendimi i Këshillit Europian pritet të pasohet nga veprime të tjera nga opozita. Deputeti shprehet se tashmë janë të përcaktuara fushat ku do të ketë fokusin kampi opozitar.