Iftar për njerëzit në nevojë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Qendrat sociale te Bashkisë së Tiranës kane ofruar iftar përgjatë gjithë muajit të Ramazanit. I fundit për njerwzit ne nevojë u dha mbrëmjen e të enjtes, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.



?Motivi dhe motoja e bashkisë është: A mundet që fryma e këtij muaji, ky lloj solidariteti, të na shoqërojë në çdo muaj të vitit? Ndaj thirrja jonë është që për këdo që i ka mundësitë të ndihmojë e shërbejë dikë që është në nevojë?



Kryebashkiaku shtoi se një prej synimeve të Bashkisë është edhe largimi i fëmijëve nga rruga dhe garantimi i arsimimit të tyre për të qenë qytetarë më të mirë për shoqërinë.



?Kur dikush është mbi të gjitha qytetar, dhe ka vlerat dhe normat e qytetarisë, mund të bëhet gjithçka në jetë. Ndaj, qëllimi ynë për fëmijët e Tiranës është fillimisht t?i arsimojmë, t?i rrisim mirë, edhe në këtë qendër sociale ku synojmë të heqim fëmijë nga rruga dhe gjatë paradites janë ata që marrin kurse, janë ata që ushqehen, janë ata që kanë këshillues dhe psikolog, se po t?i bëjmë qytetarë të mirë, nesër mund të bëhen edhe avokatë, edhe artistë të shkëlqyer.?



Bashkia e Tiranës ka hapur në të gjithë territorin e saj disa qendra sociale, ku krahas një vakti, njerëzit në nevojë marrin edhe përkujdes mjekësor dhe shërbime të tjera .