Mesazh për krimin mjedisor, ekspozitë në galerinë FAB - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-15 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një betoniere e vogël, ku brenda saj rrotullohen lule. Ky është imazhi mikpritës në galerinë e Universitetit të Arteve, si për të thënë se kudo ka nevojë për më shumë lëvizje, për më shumë natyrë, për më shumë ngjyra.



?Krimi mjedisor? është titulli i ekspozitës që rrëfen përmes pikturave, skulpturave e instalacioneve, plagosjen e përsëritshme që i bëhet natyrës.



Të ekspozuara në galerinë FAB janë 16 punime, të përzgjedhura nga pedagogët dhe dekani I universitetit, pasi aplikimet për këtë konkurs të fundvitit ishin të shumta. E veçanta e ekspozitës është tingulli që shoqëron punimet, e aromat që rrethojnë instalacionet.



Prej vitesh, fakulteti i arteve vizuale bashkëpunon për ekspozitën e fundvitit universitar me OSBE, që edhe këtë herë ndan çmimet për veprat më të mira.