Ora News - I çmenduri pas Gjermanisë zbulon përse i vendosi vajzës emrin e sportistit spanjoll

2018-06-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri shqiptar Hasan Gurabardhi njihet si tifoz i cmendur pas Gjermanisë, i cili i ka vendosur vajzave të tij emra sportistësh.

I ftuar në "Ora Skaner" për të folur rreth Botëror Rusi 2018, ai shpjegoi përse vajza e tij e madhe ka emrin e futbollistit spanjoll, Maceda.

"Maceda, e pranoj, ka lindur atë natë që unë isha prind i ri dhe do lindte fëmija i parë, por ne nuk i shihnim atëherë. Jam për cdo gjë gjerman dhe doja cun, si prindërit shqiptar. Do lindte në vitin 1984 në fund të qershorit. Isha i bindur që do bëja cun. Unë luaja mendsh për portierin Harald Schumacher. Thoja, unë kam luajtur volejboll, portier do bëhet cuni im. Do bëhet si Schumaker. Unë jam nga Shijaku, një qytet i vogël, ku këto tifozët u bënë me Brazilin, të gjithë kundër gjermanëve. Vinin me dajre, me kazana. Unë isha prototipi i gjermanëve dhe kur fitonte dilja mes pazari, ndërsa kur fitonin hollandezët, vinin te shtëpia ime me dajre.

Ne ishim shtëpi sportistësh. Atë natë u mbylla në shtëpi unë. Në minutën e fundit gjermani donte një barazim me Spanjën. Në minutën 92 del Maceda që nuk kishte bërë asnjëherë gol, Schumacheri në rrjetë. U mbylla në shtëpi unë, atë vit që doli Franca në '84. Atë natë shkoi nusja me lind, sic ishte adeti me motrat e mia, erdhi nëna ime që e kam gjallë dhe i them 'Leje se më ka dënuar zoti' se u rraf Gjermania, por të paktën kushtoi se do i vej emrin Maceda. Falë zotit, goca e parë është shumë më gjermane. Ato 10 vite u shmanga, nuk e doja veten që isha gjerman. Por janë bërë gocat dhe kjo Maceda është kirurge në Berlin tani. E dyta ka lindur në '87 dhe ka dalë kampione atlete botërore, 100 metërsh", u shpreh ai.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/i-cmenduri-pas-gjermanise-zbulon-perse-i-vendosi-vajzes-emrin-e-sportistit-spanjoll