Report Tv - Romët dhe egjiptjanët në Elbasan, kërkesë për tu përfshirë në skemën e strehimit

2018-06-14 1

Një përfaqësi e komunitetit rom dhe egjiptjan i është drejtuar bashkisë Elbasan, me kërkesën për tu përfshirë në skemat e strehimit dhe riparimit të shtëpive. Banorët kanë kërkuar që nëpërmërmjet përfaqësuesve të tyre të rishikojnë listën, që sipas tyre është kufizuar në 12 familje vetëm në zonën e Rrapishtës.
Përfaqësues të këtyre komuniteteve shprehen se ka pasur disa hapa nga bashkia për ti përfshirë në këtë skemë, por më pas gjithçka është lënë në harresë. Gjithashtu ata theksojnë kushtet e rënda në të cilat jetojnë dhe se ndërhyrja duhet emergjente.