Report Tv - Fier, qendra shëndetësore mes lagështirës e mykut, askush nuk vë dorë

2018-06-14 0

Qendra shëndetësore e fshatit Kreshman në Fier është jashtë çdo kushti higjieno-sanitare. Lagështira dhe myku ka kapluar çdo cep të objektit, ku banorët e zonës marrin ndihmë shëndetësore.

Kanë qenë banorët e Kreshmanit që këtë shqetësim e ka ngritur tek Report Tv, ku sipas tyre në shumë raste në qendrën shëndetësore nuk ka staf mjekësor.

Edhe pse e rrënuar dhe pa asnjë kusht banorët sërish thonë se u duhet të ecin me kilometra për të shkuar në qendra të tjera shëndetësore, pasi në të shumtën e rasteve ajo është mbyllur.

Banorët thonë se gjendja e ambulancës së tyre është prej vitesh e amortizuar, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për të përmirësuar kushtet e saj.