Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Europe Training Institute, pjesë e Europe Agency, i ofron falas Policisë Bashkiake të Tiranës trajnimin e efektivëve në fusha të ndryshme si ajo e komunikimit publik, gjuhëve të huaja dhe dhe trajanimeve të ndryshme ?Soft Skills?, me qëllim rritjen e aftësive profesionale, dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv, i Europe agency Ermal Jauri, dhe drejtori i policisë bashkiake, Ermal Kapllanaj.
Ermal Jauri: Unë ju falenderoj dhe ju përgëzoj për punën që keni bërë, për ndryshimin e imazhit dhe për cilësinë që sot policia bashkiake jep kundër qytetarit. Nga ana tjetër shpesh herë kemi parë dhe raste që për një veprim qoftë dhe të nxituar apo të pa peshuar mirë si punonjës policie hedh gjithë punën e mundit dhe të institucionit tonë, duke mos u përshtatur me individin që kemi përballë. Për këtë arsye ne jemi sot këtu për të institucionalizuar marrëveshjen mes Europe Training Institute dhe policisë bashkiake për formimin profesional në aftësi të buta për punonjësit e policisë bashkiake.
Kryeinspektori i Policë Bashkiake, Ermal Kapllanaj, vlerësoi këtë mundësi të ofruar nga Europe Agency, ndërsa tha se bashkia e Tiranës ka objektiv të punës së saj arsimimin e policëve me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/europe-agency-marreveshje-me-policine-bashkike-trajnime-falas-efektivet