Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se në një akt klientelist dhe korruptiv i ka dhënë mikut të tij Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.
Deputetja Jorida Tabaku tha se kompania është krijuar vetëm 9 ditë para daljes daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë tha ajo, se gjithçka ishte e paracaktuar pa garë, jo transparente dhe antiligjore.
Tabaku: Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.
Kjo kompani nuk denoncohet për herë të parë sot, nga Partia Demokratike.
Tabaku: Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/air-albania-pd-akuza-rames-ja-dhe-mikut-sinan-idrizi-gara-e-paracaktuar