Ora News - Debati për teatrin, Veliaj: Projektligji nuk është marrëveshje përfundimtare

2018-06-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një tryezë të gjerë konsultimi me artistë mbi çështjen e Teatrit Kombëtar. Në prezencën e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro Veliaj renditi të paktën tre argumente që sipas tij çojnë në konkluzionin që teatri duhet të rindërtohet.

Veliaj: Nëse do ti bënim një ekuivalentim për 9500 metra katrorë do të ishin 30 milion euro në mënyrë që të ketë të gjithë parametrat e një Teatri modern. Pjesë të nostalgjisë në projektin e ri është e gjitha e hapur për diskutim dhe nuk kemi limit të fantazisë. Kam dëgjuar disa faktorë politik që thonë çoji tek Bregu i Lumit, apo në Kashar. Unë mendoj se ai nuk meriton përgjigje.

Ndërsa sa i përket ligjit të paraqitur për votim në kuvend ai shprehet se drafti është për nisjen e bisedimeve për ndërtimin dhe nuk duhet ngatërruar me ndërtimin

Erion veliaj: Pra nuk është ky drafti final. Unë ju thashë doni që të bëjmë një përfaqësi, ftesë të hapur që të jetë prent dikush.

Aktorët kanë shprehur idenë se duhet një teatër i ri, por në bazë të një studimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-teatrin-veliaj-projektligji-nuk-eshte-marreveshje-perfundimtare