http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë per korrupsion ne lidhje me pronësinë mbi kompaninë Air Albania. Nënkryetarja e komisionit te ekonomisë Jorida Tabaku, ka deklaruar se kompania fantazme eshte krijuar vetëm 9 dite para se te dale vendimi i posaçëm i qeverise.
?Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.?
Sipas PD kjo eshte e njëjta kompani qe është pjesë e aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke.
?Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi. Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazmë Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.?
Sipas opozitës, kryeministri duhet te sqaroje shqiptaret se të kujt janë paratë e Air Albania dhe paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës.