Koreja e Veriut nuk është më kërcenim - Show - Vizion Plus

2018-06-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

?Koreja e Veriut nuk paraqet më kërcënim për botën?, është postimi i radhës në Twitter i presidentit Donald Trump pas zbritjes në tokën amerikane vetëm pak ditë pas takimit me liderin e Phenianit Kim Jong Un në Singapor.



?Sapo arrita ? një udhëtim i gjatë, por të gjithë tani mund të ndjehen shumë më të sigurt se ditën që mora detyrën. Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut?.



Pavarësisht se samiti mes dy liderëve nuk prodhoi asgjë konkrete, presidenti Trump me anë të një serie postimesh në Twitter garantoi të gjithë amerikanët dhe qytetarët në mbarë botën se vendi komunist ?nuk është më problem më i madh dhe më i rrezikshëm i SHBA?, ndaj ata ?duhet të flenë të qetë?. Ai thumboi dhe ish-presidentin Barack Obama se Amerika gjatë presidencës së tij, nuk ka qenë një vend i sigurt, kaq sa është tani.



Pavarësisht se Trump ka dalë nga takimi me Kim me konsiderata të larta për liderin komunist, procesi i denuklearizimit të plotë të gadishullit nuk ka nisur ende. Marrëveshja e arritur mes dy liderëve është kritikuar nga analistët, pasi nuk janë përcaktuar afate dhe detaje që lidhen me periudhën e denuklearizimit dhe mënyrën e verifikimit.



Por diplomati më i lartë i SHBA, Mike Pompeo, informoi nga Koreja e Jugut ku njoftoi zyrtarët e Koresë së Jugut rreth takimit Trump-Kim në Singapor, se SHBA-të synojnë denuklearizimin e gadishullit deri në fund të mandatit të parë të Presidentit Trump në vitin 2021.