Gazetari i njohur nga Kosova, Gent Efendia ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Ai tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin pasi për vite me radhë ka frekuentuar restorantet. Por sot kishte zgjedhur të vijë me një recetë të cilën tha se ia ka mësuar një mik i tij. Ai kishte zgjedhur të përgatisë spageti me brokoli, ton dhe avokado.