Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë duke lëvizur në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas dëshmitarëve, shoferi ka vënë re një re tymi që dilte nga pjesa e përparme dhe më pas ka ndaluar makinën tip "Fiat Punto" në anë të autostradës dhe është larguar menjëherë.
Flakë të mëdha e kanë përfshirë menjëherë automjetin duke e djegur plotësisht.
Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa në vend ka shkuar edhe një zjarrfikëse.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në motor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/merr-flake-makina-ne-rrugen-levan-vlore-shpeton-drejtuesi