'Liqeni i Mjellmave' në Pallatin e Kongreseve, primabalerinat rrëfejnë emocionet e skenës

2018-06-13 1

Mund ta themi me plot gojën, që baleti ?Liqeni i Mjellmave?, që do të rikthehet në Pallatin e Kongreseve më 16 dhe 17 qershor, i dedikohet gjeneratës së re të balerinëve të parë të Teatrit Kombëtar të Operës.

Primabalerinat Adela Muçollari e Ledia Sulaj dhe këta balerinë të rinj Fajton Lito e Anxhelo Muçollari janë katër yjet që premtojnë dy netë magjike për publikun e Tiranës. Adela Muçollari ndihet e lumtur për rolin që ka marrë jetë për herë të parë në Tetarin e Operës nga koreografi i ndjerë Agron Aliaj.

Këtë herë ky balet vjen ne skenë i përshtatur nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Baleti është një sprovë për balerinët ku çdoherë kërkohet energji lëvizje dhe elegancë.

Free Traffic Exchange