Editorial nga Arena: Blendi Klosi dhe sfida 10 milionëshe

2018-06-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas vitesh të gjata përsëritjeje të slloganit se turizmi është e ardhmja e Shqipërisë, ngjan se edhe klasa drejtuese ka arritur në këtë përfundim. Nuk kemi arsim cilësor, nuk kemi industri, rrjedhimisht na mbetet të bëjmë ajo që kërkon më pak nga të gjitha këto degë.

Por nuk është e lehtë. Fusha ku kemi zgjedhur të konkurojmë është me garues të fortë që kanë kohë që e praktikojnë.

Nuk po bëjmë krahasime me Italinë. Në vitin 2016 gadishullin apenin e vizituan 52 milionë turistë që sollën 40 miliard euro të ardhura. Ndodhet në vendin e pestë të klasifikimit botëror për të dy treguesit. Konkurimi është i humbur që në nisje me vendin që ka primatin botëror të trashëgimisë kulturore dhe ushqimit.

Duke ju kthyer Ballkanit, në jugun tonë është Greqia. Me 10 milion banorë ajo u vizitua nga 25 milion turistë duke zënë vendin e 14 në rang botëror. I sollën 15 miliard euro të ardhura, dhe e renditën në vendin e 21 në rang botëror.

Turqia është gjigant i resorteve dhe hotelerisë. Me 40 milionë turistë në vit, kap vendin e 6 në klasifikimin botëror dhe me 35 miliard hyrje nga kjo industri, renditet në vendin e 9.

Por le të shkojmë në një komb i cili ka popullsi të ngjashme me tonën. Është Kroacia. Me diçka më shumë se 4 milion banorë por me një vijë bregdetare spektakolare, ajo është trashëgimtarja e turizmit jugosllav. Por kjo nuk do të thotë gjësend në një treg kompetitiv si ai i turizmit. Nga një studim i bërë nga konkurrentja e saj, Italia, kroatët llogariteshin si rreziku potencial i konkurrencës. 7 miliard dollarë do të investonte fqinji ynë verior në harkun kohor 2013-2020. Do përqendroheshin në përmirësimin e infrastrukturës hoteliere, apartamenteve, moleve turistikë dhe anijeve hotel. Janë në mes të rrugës por duket se janë shpërblyer. Vjet Kroacia u vizitua nga 14 milionë turistë që e rendisin në vendin e 24 të Mekave botërore të turizmit. I sollën 10 miliardë dollarë të ardhura. 18% e GDP-së kombëtare.

Sa për ne, jemi akoma larg. Me katër milion turistë në vit ku pjesa më e madhe është turizmi patriotik renditemi në vendin e 57. Më poshtë se Birmania apo Siria kur ishte në prag lufte. Të ardhurat prej 1.6 miliard euro na rendisin në vendin e 86, edhe më poshtë se Tanzania, Azerbajxhani apo Gjeorgjia, vende të padëgjuara më parë për ndonjë atraksion.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/editorial-nga-arena-blendi-klosi-dhe-sfida-10-milioneshe

Free Traffic Exchange