E kemi parë shpesh në media teksa flet plot pasion për profesionin e tij apo promovon klipet e reja. Por sot Devis Xherahu ishte i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan për të rrëfyer historinë e dashurisë me ish-Miss Shqipërinë, Ertemiona Mejdani.
Ata janë bashkë prej 7 vitesh, por ende nuk janë të fejuar apo martuar, edhe pse e kanë bërë prej kohësh publike lidhjen e tyre.
Gjatë emisionit çifti na tregoi se janë njohur gjatë xhirimeve të një prej klipeve të këngëtarit dhe se ka qenë Korça ajo që i ka bashkuar.
?Ne jemi prej 7 vitesh bashkë. Ne jemi të dy korçarë dhe ka qenë Korça ajo që na ka njohur. Unë kam qenë në një koncert në Korçë dhe pas performancës, në momentin që do largohesha takoj një shok të përbashkët tonin që ishte në tavolinë me Ertemionën. Kisha në plan një këngë dhe i thashErtemionës: ?Nuk po të flas si mis, por si korçare. Dua që ta përfaqësosh ti këtë klip. Mendoje dhe më kthe përgjigje pas një jave?. Në rregull më tha Ertemiona. Pas këtij klipi unë dola shumë i kënaqur dhe e ftova edhe në një klip tjetër dhe më pas jemi lidhur. Ertemiona më ka pëlqyer sepse është si libër i hapur, është njeri që t?i thotë gjërat në sy. Unë kujtoj udhëtiminin tonë të parë pashkë, kemi qenë në Kostur dhe kemi kaluar shumë mirë?, tregoi Xherahu.
Ndërkohë Mejdani shtoi se edhe pse diferenca e moshës mes tyre është rreth 17 vite ata nuk e kanë patur aspak problem dhe se janë të lumtur bashkë.
?Unë u ndodha rastësisht në Korçë dhe Devi ishte një nga këngëtarët që vinte rrallë dhe duke qenë se ishte një koncert jo i zakonshëm në qytetin tonë, unë bashkë me shoqet e mia shkuam për ta dëgjuar. Pavarsisht se ne kemi shumë diferencë në moshë rreth 16-17 vjet ne nuk e kemi ndjerë. Ajo që më bëri përshtypje tek Devi ishte ngjashmëria e madhe që kishim dhe kemi me njëri-tjetrin. Devi është shumë romantik dhe më bën shumë surpriza?, tha Mejdani.