Brenda Korrikut vendoset per tarifen e Tirane-Durres

2018-06-13 0

Brenda mesit të muajit Korrik qeveria do të ketë gati projektin për vendosjen e një tarife për Autostradën Tiranë-Durrës.

?Rrugët Kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura në vijimësi. Por rruga Tiranë ? Durrës nuk është një rrugë që thjeshtë meriton mirëmbajtje, është një rrugë që ka tanimë domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të Korrikut, ku duam të rivlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues, me pagesë, dhe ndërtimin e më pas shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi shumë të rëndësishëm dhe të degraduar në kaq shuam vite, Tiranë-Ndroq-Plepa?, tha Rama gjatë prezantimit të projekteve të qeverisë për Qarkun e Durrësit.

Në studimin që është në proces që parashikon veç ndërhyrjes për zgjerimin e aksit që ka fluksin më të lartë të lëvizjes do të parashikohet dhe kosto që do të duhet të paguajnë përdoruesit. Nëse ndiqen standardet e mirëmbajtjes së Drejtorisë së Rrugëve, tarifa do të përllogaritet në bazën e 2.5 eurove për 100 kilometër. Për Tiranë-Durrës kjo shifër do të pjesëtohet me 3, pasi aksi është vetëm 32 kilometër i gjatë. Por sa kohë që projekti është ende në fazën e studimit askush nga qeveria nuk di të thotë sa do të paguhet.

Gjithsesi drejtuesit e automjeteve nuk do të jenë të kushtëzuar të paguajnë për të lëvizur në këtë aks. Sepse qeveria po mendon do të nis një tjetër ndërhyrje në rrugën ekzistuese Tiranë-Plepa, e cila do te jetë papagesë.

Projekt tjetër në infrastrukture do të jetë dhe ai në rrjetin hekurudhor të cilin kryeministri e prezanton në turin e llogaridhënies në qarkun e Durrësit.

Zgjidhje do marrë dhe fusha e mbetjeve në Porto Romano, hotspoti me i rrezikshëm ambiental në vend.

E sa i takon mbrojtjes se mjedisit nisma e qeverisë që parashikon ndalimin e qeseve plastike shkon deri aty sa ndalon që edhe qytetaret që vijnë nga jashtë të mund t?i fusin ato në Shqipëri qoftë dhe për përdorim vetiak.

Të gjithë ata që kanë kundërshtuar projektin e Velierës Rama i fut në një kategori përfshire dhe gjyqtarët që vendosen për bllokimin e punimeve.

Turi i llogaridhënies së qeverise në Qarkun e Durrësit u mbyll me një dreke në një strukturë agroturizimi sektor ku është fokusuar vëmendja për ta fuqizuar.

Free Traffic Exchange