Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një shtëpi ose apartament në bregdet duhet ti vetdeklarojnë. Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve ka paralasjmëruar se do të marrë të gjitha masat për përmbushjen e këtij detyrimi. Përfituesi i të ardhurave nga qiratë është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të të ardhurave, të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason.
Nëse zotëroni një shtëpi apo apartament në zona turistike apo bregdet dhe e jepni me qira, atëherë duhet të vetdeklaroni të ardhurat. Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar se ky është një detyrim ligjor dhe do të marrë të gjitha masat për zbatimin e tij.
Përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të fitimeve të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është kryer pagesa. Personat duhet të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për t'u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore.
Nisur nga kjo, Administrata Tatimore, nxit përmbushjen vullnetare dhe me korrektësi të detyrimeve tatimore, si për tatimpaguesit, ashtu edhe për individët. Tatimet bëjnë me dije se do të ndërmarrin të gjitha masat, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por edhe për të lehtësuar realizimin e detyrimeve ligjore.
Kjo është një tjetër masë në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik pas kontrolleve të nisura përgjatë subjekteve tregtare në bregdet të cilave i është kërkuar të publikojnë çmimet dhe deklarojnë punonjësit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-i-tatimeve-vetedeklaroni-banesat-me-qira-ne-zonat-bregdetare