Maturantët në të gjithë vendin zhvilluan sot provimin e tretë. Rreth 37 mijë nxënës u testuan në lëndën e Matematikës. Ky ishte provimi i tretë i Maturës Shtetërore, pasi më parë kanë dhënë dy provimet e tjera, Gjuhën e Huaj dhe Gjuhën Shqipe e Letërsinë.
Por, teksa maturantët ndodheshin në provim, një tezë qarkulloi në rrjetet sociale, e cila pretendohet se ishte teza e provimit të matematikës. Pas dy orësh, në përfundim, disa nga maturantët u shprehën se teza ishte e vështirë dhe nuk mjaftonte koha për t?u përgatitur.
Provimi ishte i lehtë për nivelin tim. Kishte 25 pyetje.
Maturant
Një javë nuk mjaftonte për t?u përgatitur
Maturant
Matematika ishte provimi i tretë, ndërsa i fundit është ai me zgjedhje në datë 20 qershor. Maturantët thonë se sërish koha është shumë e shkurtër për t?u përgatitur.
Nuk kem kohë për t'u përgatitur për provimet me zgjedhje
Maturant