Vdekja e Angela Meçanit e cila u dhunua dhe më pas u hodh barbarisht nga makina ka mbetur ende e shoqëruar me mister.
20 vjeçarja ndërroi jetë në spital në Itali ditën e shtunë si shkak i plagëve të marra kur është hedhur nga makina dhe plagëve të dhunës të gjetura mbi trupin e saj.
Report Tv ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një bisedë telefonike që është bërë e mes tezes së 20 vjeçares Meçani dhe djalit që familja e saj pretendojnë se ka ikur me të në Itali.
Tezja e Angela Meçanit i kërkon llogari djalit me të cilin thuhet se ka ikur 20 vjeçarja duke i thënë që është ai i vetmi që mund ta dijë të vërtetën e asaj çfarë ka ndodhur.