Ngrihen qendrat shendetesore ne plazhe

2018-06-13 1

Edhe pse ende nuk ka fluks, nga 1 Qershori në Vlorë nisi funksionimi i qendrave shëndetësore në plazhin e vjetër dhe në plazhin e ri. Ato do të jenë të hapura 24 orë dhe të pajisura me aparatet e emergjencës.

Aktualisht në këto qendra nuk ka pasur kërkesa për shërbim nga turistët. Por banorë të lagjeve përreth po. Qendra shëndetësore e plazhit të vjetër, por edhe në zonën e plazhit të ri është e pajisur me të 52 llojet e barnave dhe 25 artikuj materialesh mjekësore.

Përveç këtyre qendrave, në bregdet do të ketë edhe urgjenca të lëvizshme për t'u ardhur në ndihmë pushuesve. Bluzat e bardha presin që fluksi të shënohet në fillim të Korrikut. Nga përvoja e sezoneve të kaluara ka pasur shumë pushues e turistë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore