Report TV - Zyrtari i lartë gjerman: 'Xhafaj-Tahiri' jo kusht për integrimin në BE

2018-06-13 0

Zyrtari i lartë gjerman, Christian Lange, ka deklaruar se arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe largimi nga detyra i ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk janë kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke ju përgjigjur kështu akuzave të opozitës, të cilët i kanë cilësuar Tahirin dhe Xhafajn si pengesë për integrimin në BE.

Lange i ka bërë thirrje politikës shqiptare të luftojë korrupsionin, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë bllokadat, si tre elementë tepër të rëndësishëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Lange, deklaroi se korrupsioni shkatërron ekonominë e tregut dhe është shqetësim për jetën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë. Ai tha se nuk mund të japë përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave në fund të qershorit, por shtoi se progresi në sistemin e drejtësisë dhe përshpejtimi i reformave janë një hap i rëndësishëm në këtë vendimmarrje.

Free Traffic Exchange