Kreu i Kushtetueses kalon vettingun, sqarohet pasuria e tij - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kreu i Gjykatës Kushtetutese Bashkim Dedja kaloi me sukses vettingun. Komisioni I Pavarur I Kualifikimit e rikonfirmoi në detyrë gjykatësin e organit më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare.



Vendimi pozitiv për Dedjen erdhi ndërkohë që në seancën e parë, komisionerët e vetingut ngritën pikëpyetje mbi pasurinë e tij.



Hetimi tregoi se përveç një apartamenti dhe një garazhi në Tiranë, të siguruara nga një kredi bankare prej 120 mijë eurove, Dedja kishte marrë edhe 25 mijë euro nga kunati dhe vëllai, ndërkohë që kunati, nuk rezultonte të kish qenë në Shqipëri në kohën kur është nënshkruar kontrata e dhënies së 10 mijë eurove.



Po ashtu hetimi tregoi se huasë së marrë nga vellai në shumën e 15 mije eurove, nuk i provohet burimi ligjor, për shkak se gjatë kësaj kohe ai ka blerë një apartament për vete në vlerën e 42 mije eurove.





Edhe pse vendimi i Komisionit ishte pozitiv, avokati i Dedjes u shpreh i pakënaqur nga trajtimi i çështjes, ndërkohë që sqaroi burimin e 42 mijë eurove.





Bashkim Dedja është i vetmi anëtar i GJykatës Kushtetutese me mandat që kaloi vetingut.





Me sukses ka kaluar vetting-un gjyqtarja pa mandat e Gjykatës Kushtetutese Vitore Tusha, ndërsa janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë 3 anëtarë të tjerë Fatos Lulo, Fatmir Hoxha dhe Altina Xhoxhajn.



I vetmi që nuk i është nënshtruar vetingut është Gani Dizdari.