Ora News - Ministrja Xhaçka në Francë për modernizimin e FA

2018-06-13 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u takua me ministren e Forcës së Armatosur të Francës, Florence Parly.

Ministrja e Mbrojtjes ishte e ftuar nga homologia e saj franceze, për të marrë pjesë në ?Eurosatory 2018?, ekspozita ndërkombëtare e mbrojtjes dhe sigurimit të tokës dhe ajrit.

Në ekspozitën që zhvillohet çdo dy vjet, marrin pjesë përfaqësues të industrive ushtarake të rreth 140 vendeve të botës, të cilët paraqesin oferta dhe mbledhin kërkesa për shërbimet e ofruara në fushën e mbrojtjes.

Ministret Xhaçka e Parly rikonfirmuan marrëdhënien shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, në të cilën dy vendet bashkëpunojnë prej vitesh.

Kompania franceze ?Nexter? ka pajisur me top 20 mm anijen shqiptare Butrinti, e cila merr pjesë ne operacionin e NATO-s në detin Egje dhe aktualisht po punon për pajisjen me këtë lloj armatimi edhe të anijeve të tjera të Forcës Detare shqiptare.

Ministrja Xhaçka shprehu interesin e Forcave të Armatosura shqiptare për të bashkëpunuar me Forcat e Armatosura franceze edhe në fushën e emergjencave civile.

Në ekspozitën Eurosatory, ministrja Xhaçka vizitoi stendat dhe zhvilloi takime me përfaqësuesit e kompanive prestigjoze në fushën e industrisë ushtarake si Lockeed Martin, Nexter dhe Thales.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministrja-xhacka-ne-france-modernizimin-e-fa

Free Traffic Exchange