Ora News - Shëngjini pa kulla vrojtimi, Bashkia Lezhës s’ka firmosur kontratat me privatët

2018-06-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë kullë vrojtimi nuk është vendosur në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit edhe pse është e përcaktuar me ligj për të garantuar sigurinë e pushuesve që është në rritje.

Pushuesit thotë se ndjehen të pasigurtë dhe kërkojnë që ti jepet zgjidhje kësaj problematike, ndërsa me shqetësim shihet dhe mungesa e hapësirave publike në plazh.

Pushues: "Shumë problem sepse dhe ne kemi njerëzit tonë të afërt dhe normalisht që ndihen të pasigurtë."

Pushues: "Duhet të ketë kulla vrojtimi, vende të lira për çadrat, jo të gjithë duhet të paguajnë."

Administratori i Shëngjinit, Gjok Caci, thotë se pjesa më e madhe e plazhit do tu jepet me qira privateve dhe është detyrim i këtyre të fundit vendosja e kullave të vrojtimit në bazë të kontratës që do lidhin me bashkinë.

Gjok Caci: "Vetëm për këtë nuk bëhen tolerime. Siguria e pushuesve është në fokusin tonë kryesor të punës."

Në Bashkinë e Lezhës thonë se lidhja e kontratave me subjektet private që do të marrin në administrim plazhet është ende në vijim.

Dhe menjëherë pas përfundimit të këtij procesi do të ngrihet një task force e cila do të verifikojë nëse ata i kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara ku sigurisht në to bëjnë pjesë dhe kullat e vrojtimit së bashku me vrojtuesit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shengjini-pa-kulla-vrojtimi-bashkia-lezhes-ska-firmosur-kontratat-me-privatet