Ndërsa kryeminsitri Edi Rama mbante turin e tij të llogaridhënies në qytetin e Durrësit, banorë të Porto Romanos, të mbështeur dhe nga Partia Demokratike dolën në proterstë kundër shkarkimit dhe asgjesimit të mbetjeve në këtë zonë. Me pankarta në duar banorët kërkuan që të merren masa për këtë situatë alarmante për ta.
?Kërkojmë të largohen mbeturinat, janë sëmundje e gjallë po na hyjnë në shtëpi, ne i paguajmë bashkisë pse nuk hiqen mbeturinat?.
Kryeministri Rama premtoi gjetjen e një zgjidhjeje për këtë situatë, por drejtues të Partisë Demokratike të qarkut të Durrësit, llogaridhënia e kryeministrit Rama është një farsë.
Vengrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano, është kthyer në një rrezik për jeten e banorëve. Mbi 70 mijë tonë mbetjesh shkarkohen cdo vit në këtë terren të hapur, ndersa më pas asgjesohen me anë të djegies duke shkaktuar ndotje masive.