Ora News - Asqeriu: Rama t'i kërkojë Presidentit francez të shembë Teatrin e Komedisë...

2018-06-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se shqiptarët duan punë dhe rilindje shpirtërore dhe jo rilindje urbane. Ai ironizoi, duke thënë që Rama t'i kërkojë Presidentit francez Macron që të shembë Teatrin e Komedisë në Paris se është i kohës së Bonapardit.

Asqeriu: Këta trumbetojnë Rilindjen Urbane. Shtrojnë 5 pllaka mermeri në qendrat e qyteteve. Shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore. Shqiptarët duan të punojnë dhe jetojnë. Duan punë. Duan të zhdukin varfërinë. Prandaj, kur shumë e rëndësishme është rilindja shpirtërore, motivimi që çdo njeri të shkojë në punë me dëshirën, ai i pret kokën institucionit kryesor, Teatrit Kombëtar. Shembet thotë se s'ka gjë. Unë i them Ramës që kur të shkojë në Paris t'i propozojë Presidentit Macron; shembe këtë teatrin e komedisë se rri shumë keq këtu pranë lumit. Është e kohës së Napoleon Bonapartit. Këtë histori kemi ne. Respektoje. Për ca vite shkon 100 vjet teatri. Je i zoti, bëj teatër të ri në një vend dominant.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/asqeriu-rama-ti-kerkoje-presidentit-francez-te-shembe-teatrin-e-komedise

Free Traffic Exchange