Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktivisti i Shoqërisë Civile, Aulon Kalaja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se krijimi i inceneratorëve sjell përfitime të mëdha për kompanitë, duke shtuar se ato kërkojnë sasi të mëdha mbeturinash dhe Shqipëria nuk i përballon. Sipas tij, kjo i hap rrugë importit të mbeturinave.
Kalaja: Inceneratorët nëpër botë janë të teknologjisë të pas 2010-s, ndërsa inceneratorët në Shqipëri kanë ardhur të dalë jashtë përdorimit nga BE, si puna e atij në Elbasan dhe Fier. Ata kanë përfitime të mëdha. Duke mbjellë inceneratorët në Elbasan, në Tiranë, në Fier, Shqipëria nuk prodhon kaq mbetje. Atëherë si do të mbushen? Atëherë Shqipëria përgatitet për të ardhur plehrat. Ligji i plehrave është ndaluar por është i "fjetur" pasi nuk është votuar ende dekreti i Presidentit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kalaja-krijimi-i-kaq-shume-inceneratoreve-i-hap-rruge-importit-te-mbeturinave