Hahn: Shqiperia te perparoje me Reformen ne Drejtesi

2018-06-12 0

Komisioneri europian për zgjerimin Johanes Han mbështet anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda vitit 2025. Gjatë një konference për rajonin në Vjenë me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të FMN, Hahn e konsideroi këtë datë realiste. Për komisionerin për zgjerim, Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të përparuar me Reformën në Drejtësi dhe procesin e Vetingut.

Johannes Hahn: ?Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vetting-ut. Vendet e Ballkanit duam t?i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: Por Ballkani është Europë?.

Komisioneri Hahn theksoi se vendi i tij i origjinës, Austria që më 1 Korrik merr presidencën e BE, ka një mirëkuptim dhe ndërgjegje më të thellë me Ballkanin, si pjesë e Europës.

Shqipëria do të përballet me 28 Qershor me testin e rradhës në Këshillin Europian, ku do të vendoset nëse vendit tonë do t?i jepet çelja e negociatave me Bashkimin Europian. Aktualisht vendet skeptike janë tre, Franca, Holanda dhe Danimarka.