Report Tv - 12 Qershori, Dita botërore kundër punës së fëmijëve

2018-06-12 3

12 Qershori shënon ditën botërore kundër punës së fëmijëve. Në shqipëri përfshirja e fëmijëve që në moshë të vogël është një problem prezent pavarsisht përpjekjeve të qeverisë dhe organizatave që lobojnë për të drejtat e tyre. Anxhi Leka e ka nisur punën që i vogël. Ai tregon se vështirësitë ekonomike e kanë detyruar të dalë në rrugë e të sigurojë punë për veten dhe famijen e tij. Prej vitesh, Anxhi lëviz në rrugët e kryqytetit duke u munduar të shesë materiale të dobishme për makinat për udhëtarët e Tiranës.
Në kryeqytet duket sikur është zbehur numri i fëmijëve që punojnë apo edhe përdoren për të lypur . Megjithatë, të shumtë kanë qenë rastet kur fëmijët e komunitetit romë janë pjesë e shfrytëzimit ekonomik. Sot jashtë kamerave, prindërit tregojnë se nuk lejojnë më që kjo situatë të vijojë.