Ora News - Ahmetaj: Sfidë për vendet e rajonit, lufta ndaj evazionit dhe krimit ekonomik

2018-06-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lufta ndaj evazionit dhe krimit ekonomik kërkon një bashkëpunim më të mirë rajonal. Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me drejtorë të doganave me vendet e rajonit u shpreh se hapi i parë në këtë drejtim është shmangia e burokracive. Ahmetaj bëri me dije se shumë shpejt do të hiqen një sërë barrierash doganore. Drejtorja e Përgjithshme Belinda Ikonomi kërkoi më shumë kritere të përbashkëta për të përmirësuar sigurinë në tregtinë e mallrave.

Më pak burokraci për të luftuar evazionin dhe krimin ekonomik. Ka qenë ky apeli i bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave gjatë një takimi me drejtorë të doganave nga vendet rajonale.

Ahmetaj u shpreh se sfidë mbetet ulja e procedurave doganore midis vendeve.

Arben Ahmetaj: Krimi ekonomik nuk pengohet as luftohet me burokraci apo me procedura thjesht letre. Ne duhet të jemi në gjendje të tejkalojmë me njëri-tjetrin këto pengesa dhe të jemi një hap para me qasje shumë proaktive sesa reaktive.

Ahmetaj tha ndër të tjera se aktualisht janë në fazë diskutimi për heqjen e tarifave Roaming me Kosovën si dhe për njohjen e disa certifikatave fito-sanitare nga vendet e rajonit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ahmetaj-sfide-vendet-e-rajonit-lufta-ndaj-evazionit-dhe-krimit-ekonomik