Ora News - Basha: Eshtë urgjente largimi i Fatmir Xhafës

2018-06-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse duam Europën, Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë nga qeveria. Është urgjente! Deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për median nga selia e PD-së.

Basha tha se Rama, Tahiri dhe Xhafaj janë pengesat kryesore të integrimit në BE të Shqipërisë.

Basha: Hapja e negoicatave dhe integrimi i Shqipërisë në BE nuk është proces reklamash dhe lobimesh por proces i vërtetë i sjelljes si europianë.

Fasada ka rënë dhe qeveria është lakuriq para botës.

Zgjedhja që kemi para nesh është e qartë. Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët.

Nëse duam Europën Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-eshte-urgjente-largimi-i-fatmir-xhafes