Mbyllet gjyqi për Shullazin, pretenca më 26 qershor - News, lajme - Vizion Plus

2018-06-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ka përfunduar procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela, të cilët akuzohen për ?kanosje për shkak të detyrës kryer në bashkëpunim?, ?shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në bashkëpunim? dhe ?grup të strukturuar kriminal?.



Seanca e radhës është caktuar më datë 26 qershor dite ku do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe do të jepet pretenca për të pandehurit.



Sipas organit të akuzës, ky grup i strukturuar ka kërcënuar Mynyr Konin që të tërhiqet nga gara për rektor të Universitetit tëTiranës.



Gjithashtu, grupi akuzohet se ka kërcënuar dhe biznesmenin Ylvi Beqja, me qëllim marrjen e pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës.



Në seancën e kesaj te marte u administruan provat shkresore të sjella nga Banka e Nivelit të Dytë për çeqet e thyera dhe tërhequra nga të pandehurit dhe biznesmeni Beqja.