http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Telefonata e shumëpritur mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras e cila do të zhvillohej mëngjesin e sotëm do të kryhet pasi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev të konsultohet edhe njëherë me ndërmjetësuesin e OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimiç.
Ndërkohë që shtohet pritja e kësaj bisede vendimtare për çështjen e emrit të ri të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, mediat greke kanë publikuar pjesë nga marrëveshja mes dy vendeve.
Sipas gazetës greke Ta Nea pikat kyçe të marrëveshjes që pritet të finalizohet në orët në vijim janë:
Është vendosur emri Republika e Maqedonisë së Veriut, ?Severna Makedonija?.
Gjuha do të jetë ?maqedonisht?.
Qytetarët e vendit do të quhen ?qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut?.
Kartat e identitetit, pasaportat dhe dokumente të tjera zyrtare do të jenë me emrin e ri.
Ditën e djeshme të dy kryeministrat zhvilluan një bisedë telefonike 60 minuta, e cila nuk mjaftoi për t i thënë zgjidhje çështjes së emrit. Por një kompromis për ketë problem do t?i hapte rrugë Maqedonisë për anëtarësimin ne NATO.