Trump-Jong Un, nga kërcënimet për luftë tek shtrëngimi i duarve - News, lajme - Vizion Plus

2018-06-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ky është momenti historik kur presidenti i shteteve te bashkuara Donald Trump, shtrëngon duart me liderin e Phenianit Kim Jong Un në takimin e Singaporit.



E gjithë vëmendja ishte përqendruar në Singapor. Ora shënonte 9:3 minuta sipas orës lokale. I pari që mori fjalën ishte presidenti amerikan. ?Është një nder i madh për mua të gjendem këtu sot?, tha Trump, duke u shprehur bindjen se dy liderët do të ndërtojnë një marrëdhënie të shkëlqyer.



Nga ana tjetër, Kim Jong Un theksoi se u deshën vite të tëra për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur deri këtu.



Bisedimet e shumëpritura te dy kundërshtarëve të mëdhenj vijnë pas një periudhe të ashpër kërcënimesh mes tyre që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor. Megjithatë duket se takimi i 12 qershorit i arriti qëllimet. Presidenti Donald Trump e bindi Kim Jon Un të heqë dorë nga programi i rij i armëve bërthamore. Në një konferencë për shtyp pas takimit shefi i Shtëpisë se Bardhe, tha para gazetarëve se Kim Jong Un është i gatshëm të punojë për të vendosur paqen në Gadishullin Korean.



?Koreja e Veriut tashmë po shkatërron një repart të madh qe shërbente për testimin e raketave. Për ketë u pajtuam pas nënshkrimit të marrëveshjes. Kim Jong Un dëshiron ta beje ketë gjë. Dhe kjo nuk është e kaluara, por një administrate tjetër. Kim ripohoi angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e Gadishullit Korean?



Pas bisedimeve koke me koke per afro 45 minuta dy liderët nënshkruan edhe nje deklarate te përbashkët. Samiti i Singaporit u zhvillua nen masa tepër te rrepta sigurie. Jehone e tij ka qene shtrëngimi i duarve mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, ku shihet si nje kthese e forte qe do te ndryshoje jo vetëm gadishullin Korean.

Free Traffic Exchange