SHBA sanksione të reja Rusisë - News, lajme - Vizion Plus

2018-06-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Rusia është përballur me sanksione të reja, pasi SHBA-të njoftuan vendosjen e të tjera masave ndaj pesë subjekteve dhe tre individëve rusë, nën akuzat për sulme kibernetik.



Sipas mediave amerikane, këto subjekte kanë kontribuuar drejtpërdrejte në kapacitetet kibernetike të Rusisë përmes shërbimit federal rus të sigurisë.



Sekretari i Thesarit i akuzoi këta individë se kanë vënë në rrezik sigurinë e shteteve te bashkuara dhe te aleatëve të tyre.



Por, edhe pse Uashingtoni ka marrë një sërë masash ndëshkimore kundër aktiviteteve të Moskës, presidenti Donald Trump gjatë samitit të G7, la të kuptohet që synon afrimin me Moskën, madje kërkoi edhe lejimin e Rusisë t?i bashkohet grupit të vendeve më të industrializuara të botës.


Presidenti amerikan foli gjithashtu edhe për mundësinë e një takimi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.