“Jo kampe për ISIS në Shqipëri” - News, lajme - Vizion Plus

2018-06-12 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë kamp për të pritur ish-luftëtarë të ISIS. Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Sigurisë, thekson se gjithçka është folur është një spekulim i pastër.



Sipas tij, tymnaja e qëllimshme lindi pas deklaratës së kryeministrit bullgar Boiko Borisov në Tiranë. Por Lleshi, thotë se ai foli në mënyrë të qartë për ndihmën e vendit të tij ndaj Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e jo për një kamp strehimi për militantët terroristë.



?Tymi i përhapur është një spekulim i mirëfilltë do të thoja politik. Akuza që u gjenerua nga keqinterpretimi i deklaratës së kryeministrit bullgar Borisov ishte që Shqipëria po ndërtoka një qendër për të pritur të gjithë terroristët që kanë tepruar tashmë nga ISIS në Siri dhe në Irak. Dhe sipas këtyre autorëve të këtij fabrikati të ulët, Shqipëria po i mbledh këta për arsye se kështu shpreson të hapen negociatat. Më absurd se kaq nuk mund të ketë.?



Të pavërtetë e ka konsideruar ngritjen e një qendre pritëse për terroristët e ISIS edhe Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda.



?Përgjigja ime zyrtare do të ishte jo, sa kohë që në cilësinë e Zëvendësministres së Brendshme unë nuk kam asnjë njoftim zyrtar. Nuk mund të spekuloj, jo unë, por mendoj asnjë nga ne në ndërtimin e një kampi të tillë?



I pyetur mbi fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme e që kalojnë përmes Shqipërisë me destinacion vendet e BE, Lleshi sqaron se ka pasur rritje, porse nuk është shndërruar në fenomen.



?Këtë vit mund të pohojmë se kemi një tendencë në rritje të fluksit të emigrantëve që kalojnë nëpërmjet Shqipërisë, por gjithsesi gjithçka është ende brenda atyre parametrave të cilat nuk destabilizojnë asgjë tek ne. Pra janë brenda atyre parametrave që ne mund të menaxhojmë dhe të kontrollojnë këtë situatë. Sigurisht që askush nuk mund të parashikojë të ardhmen, përjashtuar sharlatanët. Por faktikisht ne nuk jemi të ballafaquar me një krizë ose me një situatë të agravuar, e cila kërkon nevojën e kampeve?





Vetëm në kushtet kur Shqipëria vërtetë do të shndërrohet në rrugë kalimi të mirëfilltë nga emigrantët, atëherë Lleshi thotë se vendi do të angazhohet në pritjen e tyre, brenda kapaciteteve. Por në një rast të tillë, asistenca e BE-së është tejet thelbësore.