Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar luftë pa kompromis për shkelësit e ligjit gjatë sezonit turistik në vend.
Në një takim me vartësit e tij, drejtorët e policive në qarqe dhe prefektët, Xhafaj ka kërkuar që fokus të jenë qetësia dhe siguria përgjatë sezonit, si dhe lufta ndaj kanabisit.
Edhe interesi është shumë i lartë i operatorëve, vendas, të huaj në këtë fushë, por edhe pritshmëria e njerëzve të thjeshtë, e qytetarëve që presin një shërbim shumë më të mirë, është shumëfish më e lartë, çfarë nënkupton më shumë përgjegjësi për ne.
Sivjet mbështetur në një përvojë shumë të mirë analizën e së cilës ne e kemi bërë në nëntor të 2017, për çfarë kemi pasur problematika gjatë sezonit të kaluar dhe reflektimet përkatëse, do të mund të na ndihmojnë që të mund të reflektojmë më mirë dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Një tjetër shqetësim që përballen qytetarët në më shumë se dy dekada janë zhurmat tej normave të lejuara nga lokalet e baret, duke filluar në qytete e zona turistike, si dhe motorët e ujit në hapësirat e plazheve.
Për këtë kreu i Policisë së Shtetit kërkoi nga vartësit zero tolerancë dhe ndëshkim për këdo që tej orareve të përcaktuara krijon ndotje akustike, si dhe kufizimet në plazhet ku lejohen motorët e ujit për të shmangur ngjarjet me pasoja.
Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale.
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu