Ora News - E marta e 13 te Kisha e Shna Ndout në Laç, ja ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve

2018-06-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mijëra pelegrinë pritet të qëndrojnë mbrëmjen e sotme në Kishën e Shna Ndout në Laç për të kulmuar pelegrinazhin e 13 të martave.

Pelegrinë nga i gjithë vendi janë nisur drejt vendit të cilësuar të shenjtë, ku do të kalojnë natën ndërsa fluksi i vërtete pritet të nisë në orët e pasdites.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit, Policia e Lezhës ka hartuar një plan të detajuar masash që parashikon edhe disa kufizime në qarkullimin e mjeteve në qytetin e Laçit dhe disa akse.


Masat e marra si më poshtë:
Kështu nga ora 08:00 e kësaj të marte deri në mesnatën e 13 qershorit kufizohet lëvizja dhe parkimi në segmentet rrugore

" Nga Kryqëzimi i Gjykatës - Kisha e Shna Ndout "

" Nga Kryqëzimi i Poliklinikës - Kisha e Shna Ndout"

" Nga Kryqëzimi i Gjimnazit - Kisha e Shna Ndout"

"Nga Pallati 113 - Kisha e Shna Ndout"

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile, zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Ndërkohë nga kryqëzimi i Gjimnazit deri te kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

Ndërsa mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-marta-e-13-te-kisha-e-shna-ndout-ne-lac-ja-ku-do-te-kufizohet-qarkullimi-i-mjeteve