Kush vjen per dreke/ Kur dhe ku u shpik akullorja (12.06.2018)

2018-06-12 1

Vera e nxehtë dhe temperaturat e larta i shtyjnë njerëzit të gjejnë mënyra për t?u freskuar. Kjo kërkesë mundësoi krijimin e shumë pajisjeve dhe traditave të reja teknike. Por vetëm një prej tyre arriti të kapte imagjinatën dhe dëshirat tona, duke i dhënë të gjithëve kohë për të shijuar momente në diell dhe duke u ftohur si kurrë më parë. Kjo është historia e akullores të cilën blogerja e ushqimit Kristi Janku ndau me të gjithë në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.

Akullorja e parë u shfaq në Persinë e lashtë rreth 2.500 vjet më parë dhe në atë kohë ata u bazuan në ujin e ëmbëlsuar i cili ftohej në akull e më pas thyhej në copëza të vogla duke u dekoruar me fruta dhe shtresa të ndryshme. Kjo traditë e prodhimit të akullores dalë ngadalë arriti në Perandorinë Greke dhe Romake dhe përdoreshin nga fisnikëria dhe mbretërit. Pas rënies së perandorisë Romake transportimi i akullit nga malet u ndalua dhe akulloret u bënë gjithnjë edhe më të shtrenjta. Pas shekullit të XIII dhe XIV Italia ishte qendra e tregtisë me Lindjen e Mesme dhe dalëngadalë ky produkt u përhap në tërë Europën. Ky zgjerim i akullores nuk ishte i lehtë, por kjo ndodhi pasi fisnikja italiane Catherine de? Medici shkoi në Francë për t?u martuar me Dukën e Orléans.

Fakte interesante mbi akulloren:

-Perarandori Romak, Nero e adhuronte akulloren. Ai krijoi rrjetin më të madh të vrapuesve të cilët sjellin akull nga malet në Romë.

-Marco Polo njohu Europën me akulloren me bazë qumështi në fund të shekullit të XIII.

-Një kaush me akullore mund të mbarohet me 15 të lëpira.

-SHBA-të janë prodhuesit dhe konsumatorët më të mëdhenj të akullores.

-Akullotet më të famshme në të gjithë botën janë akulloret artizanele italiane.
-45 litra qumësht mund të prodhojnë vetëm 4 kilogram akullore.

Free Traffic Exchange