Kamp për refugjatët në Shqipëri? Rovena Voda: Nuk kemi asnjë kërkesë nga BE

2018-06-12 0

TIRANE-Zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka përsëritur sërish sot se nuk ka asnjë kërkesë nga vendet e BE apo Komisioni Europian për Shqipërinë për të ndërtuar një kamp pritje për refugjatët e Lindjes së Mesme.

Absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare apo një njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo KE për të ndërtuar një kamp për emigrantët. Ne kemi në Shqipëri, Tiranë një qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit

Rovena Voda
E njëjta përgjigje ishte edhe për pyetjen për mundësinë e ngritjes së një kampi për ish-luftëtarët e ISIS, që u hodh poshtë nga zv/ ministrja. Dje ishte Kryeministria, që mohoi lajmin se në vendin tonë mund të ndërtohet një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore. Burime zyrtare për Report TV nga qeveria pohuan se nuk ka asnjë plan konkret për kamp refugjatësh në Shqipëri.