Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News tha se brenda verës bëhen porositë për autobusët elektrikë.
Tare: Tirana "green city" projekti për autobusët elektrikë, vazhdon të jetë një projekt pavarësisht se është shumë i kushtueshëm?
Veliaj: Është shumë i kushtueshëm. Prandaj thashë, hyrja jonë në BE është jetike sepse na mundëson financime për gjëra që i ëndërrojmë por nuk i përballojmë dot. Është si në një shtëpi kur fëmija i kërkon prindërve celular më të ri, por familja nuk e përballon dot dhe sajohet me diçka më modeste, prandaj ne jemi në negociata me 4- 5 kompani e brenda verës do të bëhen porositë në masë, nga operatorët. Është kusht që ne të vazhdojmë marrëdhëniet.
Tare: Porosi në masë, një autobus..
Veliaj: Është i shtrenjtë, kushton shumë por do të gjejmë mënyra. Jemi në bisedime me BERZh dhe ata janë të gatshëm të kreditojnë kompanitë e guximshme që do të donin të futeshin në këtë treg.
Tare: A keni pritshmëri sa autobusë të tillë mund të ketë deri në fund të vitit?
Veliaj: Do të ketë deri në fund të vitit. Sa do të ketë dhe cili do të jetë regjimi.. Shumë prej tyre bëhen me porosi. Ne i kemi bërë disa teste shumë të rëndësishme në Tiranë dhe dimë saktësisht parametrat e baterive, po them që tani kemi hyrë në fazën finale të negociatave për lizingun e disa kompanive.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-zbulon-kur-behen-porosite-autobuset-elektrike